Ka shkuar në 7.939 numri i personave që janë arrestuar në ngjarjet e shënuara në Kazakistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Kazakistanit, janë përditësuar të dhënat lidhur me të arrestuarit në operacionet që vazhdojnë në vend. Në deklaratën e ministrisë theksohet se ka shkuar në 7.939 numri i personave që janë arrestuar nga policia.
Ndër të tjera informohet se 207 persona janë arrestuar në dy tregje në Almaty dhe në operacionin në fjalë janë sekuestruar 5 automjete të vjedhura, armë dhe sende të tjera të vjedhura si kompjuter dhe vegla muzikore.
Edhe Komiteti Kombëtar i Sigurisë së Kazakistanit, njoftoi se në ngjarjet e shënuara në Almaty janë neutralizuar 2 grupe. Grupet në fjalë kanë marrë pjesë në ngjarjet për prishjen e rregullit të rendit publik në qytet në periudhën 4-8 janar dhe se në vendet ku ata qëndronin janë gjetur armë dhe libra fetarë.
Ngjarjet në Kazakistan
Protestat që filluan që nga 2 janari në perëndim të Kazakistanit me arsyen e rritjes së çmimit të gazit të lëngshëm (LPG) dhe situatës socio-ekonomike në vend u përhapën edhe në pjesë të tjera të vendit.
Në protesta u përjetuan përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve. Forcat e sigurisë ndërhynë me bomba zëri ndaj protestuesve të cilët dogjën automjetet e policisë dhe hynë në ndërtesat qeveritare në qytetin Almaty.
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, pranoi dorëheqjen e qeverisë që e mbajti përgjegjëse për protestat e filluara.
Si pasojë e përhapjes së protestave u shpall gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Qeveria e vendit u dha forcave të sigurisë udhëzim për operacion pas okupimit të ndërtesave publike dhe përdorimit të armëve nga protestuesit.
Tokayev, më 7 janar duke vënë theksin se në të gjithë rajonet e vendit është vendosur rendi kushtetues, ai ishte shprehur se "Terroristët vazhdojnë të përdorin ende armë dhe të dëmtojnë pronat e qytetarëve".
Anadolu Agency